Facebook do të kontrolloj çdo lidhje për viruse?

Duke filluar nga sot, miliona e miliona lidhje do të kalojnë përmes një sistemi të kontrollimit të ofruar nga Websesnse për siguri sa më të fortë. Ky sistem do...

Duke filluar nga sot, miliona e miliona lidhje do të kalojnë përmes një sistemi të kontrollimit të ofruar nga Websesnse për siguri sa më të fortë.

Ky sistem do të kontrolloj automatikisht të gjitha lidhjet që shpërndahen në Facebook si Trojanët, faqet phishing, bot-netët e kërcenime tjera në mënyrë që përdoruesit të jenë sa me të sigurtë brenda këtij rrjeti social.

Nëse sistemi ka zbuluar se lidhja e shpërndarë në të cilën keni klikuar është e pastër, atëherë ju mund ta vizitoni atë faqe pa problem, por nëse sistemi arrin të gjej se faqja mund të jetë e infektuar me viruse, Facebook do të paraqesë një paralajmërim se faqja është e infektuar, por nëse përdoruesit dëshrojnë ta vizitojnë, ata do të lejohen.

“Facebook është një objektiv i madh për kriminelët e internetit, ne do të jemi mbrojtja kryesore e plot 800 milionë përdoruesve të Facebook,” tha Spencer Parker i Websense.

Muajin e kaluar u shpërnda në Facebook një lidhje e rreme që pohonte se Lady Gaga ka vdekur dhe i kishte inkurajuar përdoruesit që të klikojnë mbi të dhe të vizitojnë atë faqe interneti, e cila u përpoq të instaloj një virus në kompjuterat e tyre.

Sipas sistemit të ri të sigurisë, përdoruesit që klikojnë në një lidhje të tillë do të paralajmërohen./itshqip

RELATED BY