Facebook do të paguajë përdoruesit që të shikojnë reklama

Rrjeti social përmes DealSpot programit do ti shpërblej përdoruesit me monedhë virtuale Credits pas shikimit të ndonjë reklame të brenduar e cila do të shfaqet zakonisht nëpër lojrat e...

Rrjeti social përmes DealSpot programit do ti shpërblej përdoruesit me monedhë virtuale Credits pas shikimit të ndonjë reklame të brenduar e cila do të shfaqet zakonisht nëpër lojrat e ndryshme. Përdoruesve do tu jepen nga 1 deri 10 Credits për një shikim të reklamës. 10 Credits janë 1 dollarë, por vetëm nëse i bleni, Kreditet e fituara mund të shpenzohen vetëm në Facebook aplikacionet.

Kjo e ashtuquajtura “reklama transaksionare” është pjesë e bashkpunimit në mes Facebook dhe kompanive të marketingut, SocailVibe, TrialPay dhe Sharethrough, kurse qëllim i tij është të rrisë përqindjen e klikimeve në krahasim me shikimin e reklamave, por dhe ti motivojë përdoruesit të përdorin Credits edhe më shumë.

Facebook Credits janë monedha virtuale për të blerë aplikacione, e cila nga 1 korriku do të bëhet dhe monedhë e detyrueshme në rrjetin. Facebook merr 30% nga gjith transaksionet përmes Credits. Interesante, vetëm aplikacionet të cilat kanë Credits si valutë kryesore mund të kyçen në programin DealSpot.

Këto reklama ka gjasa të mëdha të shfaqen në anën e djathtë të lojrave me titull të mundshëm si “Fito falas kredit”./itshqip

RELATED BY