Facebook e Twitter përmirësojnë lidhjen?

Anëtarët e Facebook së shpejti mund të lidhin llogarinë e tyre direkt më llogarinë në Twitter përmes Facebook.com/twitter. Më parë lidhja e Facebook me Twitter mund të bëhej vetëm...

Anëtarët e Facebook së shpejti mund të lidhin llogarinë e tyre direkt më llogarinë në Twitter përmes Facebook.com/twitter.

Më parë lidhja e Facebook me Twitter mund të bëhej vetëm përmes faqeve të Facebook, të cilat më shumë i përdorin figurat publike për të postuar nga Facebook direkt në Twitter.

Kjo lidhje erdhi si shkak pas zbulimit të butonit Subscribe, i cili ka të njëjtin efekt si butoni Follow.

Shumica e njerëzve besojnë se tipari i lidhjes se profilive të Facebook e Twitter do të zbulohet zyrtarisht në konferencën e zhvilluesve Facebook F8, e cila fillon me 22 shtator.

Twitter tashmë e ka këtë tipar për postim direkt në Facebook, i cili gjendet tek rregullimi i profilit tuaj, ku edhe mund të lidheni e pastaj nuk keni nevojë të postoni të njëjtin shkrim në Facebook dhe Twitter, por vetëm në Twitter, e pastaj ai shkrim postohet automatikisht në Facebook./itshqip

RELATED BY