Facebook feston 8 vjetorin

Vetëm disa ditë pas publikimit të informacionit se Facebook po pregaditet për të dalë në berzë, rrjeti social mirpret ditëlindjen e tetë me 850 milionë përdorues aktiv dhe të...

Vetëm disa ditë pas publikimit të informacionit se Facebook po pregaditet për të dalë në berzë, rrjeti social mirpret ditëlindjen e tetë me 850 milionë përdorues aktiv dhe të ardhura neto për vitin 2011 prej 1 milijardë dollarë.

Vlera e kompanisë vlersohet diku 75-100 milijardë dollarë, kurse sipas një hulumtimi të bërë nga Pew Research Center, përdoruesit edhe më tej tregojnë interes të madh në rrjetin social Facebook.

Facebook kishte startuar më 4 shkurt të vitit 2004, me adresë thefacebook.com, kurse “the” është larguar nga emri në vitin 2005, kur dhe ishte blerë domaini facebook.com për 200.000 dollarë.

Fillimisht rrjeti ishte në dispozicion vetëm për studentët në univerzitetin Harvard, kurse për gjith personat mbi 13 vjeç u lëshua në dispozicion më 26 shtator 2005.

100 milionin e parë të përdoruesve Facebook e arriti në gusht të vitit 2008./itshqip

RELATED BY