Facebook, Google dhe Twitter së shpejti do vendosin serverat në Indi

Ne jemi të njoftuar se kompania RIM është pajtuar të vendosë serverat e BlackBerry në Indi, por si duket edhe kompanitë e tjera gjigante si Facebook, Google dhe Twitter...


Ne jemi të njoftuar se kompania RIM është pajtuar të vendosë serverat e BlackBerry në Indi, por si duket edhe kompanitë e tjera gjigante si Facebook, Google dhe Twitter mund të ndjekin shembullin e kompanisë RIM dhe të marrin vendim për vendosjen e serverave të tyre në shtetin Indian.

Sipas një raporti nga Hindustan Times, ligji, unioni dhe ministria e Indisë, aktualisht janë duke kërkuar një zgjidhje për Facebook, Google, Twitter, e ndoshta edhe YouTube për të vendosur serverat brenda vendit të tyre në mënyrë që të rregullohet më shumë përmbajtja e tyre.

Kjo vendosje e serverave të kompanive në shtetin e Indisë, është parashikuar të jetë më e sigurtë dhe do të ofroj përvojë e përmbajtje më të mirë sesa tani./itshqip

RELATED BY