Facebook, Google, Microsoft bashkojnë forcat për parandalimin e ndonjë Heartbleed tjetër

Kompanitë më të mëdha në botë rreth teknologjisë kanë pranuar të dhurojnë miliona dollarë për themelimin e një grupi që do të përmirësojë sigurinë e protokolleve si OpenSSL, softuerë...

Facebook, Google, Microsoft bashkojnë forcat për ndalimin e ndonjë Heartbleed-i tjetër
Kompanitë më të mëdha në botë rreth teknologjisë kanë pranuar të dhurojnë miliona dollarë për themelimin e një grupi që do të përmirësojë sigurinë e protokolleve si OpenSSL, softuerë të cilin  lëshimi i njohur si “Heartbleed” e ka vënë në trazirë së bashku me industritë kompjuterike.

Amazon, Cisco Systems, Facebook, Google, IBM, Intel dhe Microsoft janë disa prej kompanive që kanë pranuar krijimin e grupit të njohur si Core Infrastructure Initiative/ Inciativa e Infrastrukturës Bërthamore. Për realizimin e kësaj inciative duhet dhuruar 300.000 dollarë.

Fondacioni Linux, pa qëllim pëfitimi, njoftoi rreth formacionit të grupit të enjten.

Kjo do të mbështes zhvilluesit e softuerëve me burim të hapur që të rregullojnë pjesët e rrezikshme të infrastrukturës së teknologjisë në mbarë botën, por për këta zhvillues nuk është e nevojshme finacimi apo mbështetja për punën e tyre, tha Jim Zemlin, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Linux.

Lëshimi Heartbleed ju lejon sulmuesve keqdashës të marrin të dhënat tek uebserverët apo tek ndonjë pajisje e cila përdorë ndonjë version që është në kuadër të  OpenSSL.  Të dhënat përfshijnë fjalëkalimet, detajet bankare dhe mesazhet private. Shërbimet më të mëdha botërore si Yahoo, Google, Dropbox dhe BlackBerry Messenger janë të prekura nga Heartbleed. Po ashtu, edhe një numër i madh i telefonave të mençur, pajisjeve të infrastrukturës, dhe shumë pajisje të tjera elektronike janë të prekura nga ky lëshim.

Gjatë kësaj jave, Apple lëshojë një përditësim për dy modelet e routerëve, AirPort Extreme dhe AirPort Time Capsule, përditësim i cili nuk lejon prekjen ndaj Heartbleed.

Megjithatë, Apple ka pretenduar më herët se asnjëra prej produkteve apo shërbimeve nuk është e prekur nga ky lëshim i njohur si Heartbleed./itShqip

RELATED BY