Facebook ka filluar punën në aplikacionet VR

Facebook ka filluar punën në aplikacionet VR

Drejtori për produkte i rrjetit social Facebook, Chris Cos, tha se kompania tashmë është duke punuar në krijimin e aplikacioneve për realitet virtual. Sqarimi gjatë një interviste në CodeMedia nuk ishte edhe shumë i detajuar, por ajo që kuptohet është se përdoruesit do të jenë në gjendje të shpërndajnë së shpejti rrethin apo mjedisin e tyre me përdoruesit e tjerë.

Për më shumë, Mark Zuckerberg njoftoi që ka në plan të integrojë teknologjinë VR (Virutal Reality) nga Oculus në rrjetin social, transmeton itShqip.com. Me këtë funksion të gjithë përdoruesit do jenë në gjendje të shpërndajnë mjedisin e tyre aktual së bashku me të tjerët online.

I pyetur se kur do të mund të shohim këtë funksion në rrjetin social Facebook, Cox u përgjigjë ‘ndërkohë’ duke lënë të kuptohet se ka ende kohë deri në lansim.(ITshqip)

Related Posts