Facebook ka mbi një miliardë përdorues aktiv gjatë muajit

Facebook raporton rezultatet financiare për tremujorin e parë të vitit 2014. Kompania raportoi se kishte të ardhura prej 2.5 miliardë dollarë, shifër e rritur për 72 përqind në krahasim...

Facebook ka mbi një miliardë përdorues aktiv gjatë muajit

Facebook raporton rezultatet financiare për tremujorin e parë të vitit 2014. Kompania raportoi se kishte të ardhura prej 2.5 miliardë dollarë, shifër e rritur për 72 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Të ardhurat nga reklamat ishin 2.27 miliardë, duke u rritur për 82 përqind nga e njëjta periudhë gjatë vitit të kaluar.

Facebook njëkohësisht raportoi edhe për numrin e përdoruesve aktiv gjatë muajit që përdorin këtë rrjet social.  Aktualisht, Facebook ka 1.28 miliardë përdorues aktiv mujorë, duke u rritur për 15 përqind në krahasim me vitin e kaluar, gjithashtu 1.01 miliardë përdorues janë nga pajisjet mobile, duke u rritur për 34 përqind nga viti i kaluar.

Kompania gjithashtu njoftoi se shefi kryesor financiar David Ebersman do të largohet në fund të këtij viti dhe më pas do vijë David Wehner, ish shefi financiar i  Zynga-së./itShqip

RELATED BY