Facebook kërkon falje për çrregullimin e privatsisë

Facebook ka arritur që shumë shpejtë të rregullojë një hapsirë apo çrregullim i cila ka shpërndarë pa dashje informatat private të përdoruesëve si e-mail adresën dhe numrin e telefonit....

Facebook kerkon faljle ITshqip

Facebook ka arritur që shumë shpejtë të rregullojë një hapsirë apo çrregullim i cila ka shpërndarë pa dashje informatat private të përdoruesëve si e-mail adresën dhe numrin e telefonit.

Rrjeti social ka siguruar përdoruesit se në qoftë se informacioni i tyre është shpërndarë, atëherë vetëm një numër i vogël ka gjasa të dinë rreth tyre.

Kjo hapsirë e cila u zbulua nga një programues i cili nuk ishte i lidhur me Facebook  i cili ka arritur të marr të dhënat e gjashtë milionë përdoruesve.

Çrregullimi në Facebook rrjedhte kur personat përdornin infomatat e tyre për të kontaktuar me miqët apo për të gjetur shokë të ri. Dhe në këtë rast ishte e mundur të shkarkohen të gjitha informatat private duke përfshirë edhe e-mail adresën dhe numrin e telefonit.

Pas rregullimit të kësaj hapsire, rrjeti social kërkoi falje duke thënë ” Kjo është diqka që në ka bërë të mërzitemi dhe që na ka shqetësuar “.

Në një deklaratë të bërë nga Facebook thuhet ” Nga kjo hapsirë apo çrregullim, disa nga informatat e personave janë përdorur për të bërë rekomandime apo për t’i kthyer ato në ftesa dhe ne pa dashje kemi dërguar informatat e tyre si pjesë e llogarisë së tyre në Facebook “.

Facebook tani ka rregulluar çdogjë dhe ka thënë se  incidenti nuk do të ndodhë më./itShqip

 

RELATED BY