Facebook kompania e dytë më e vlefshme në botë.

Ju me siguri e dini që Facebook është faqja më e popullarizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por gjithmonë keni menduar se sa është vlera e saj? Kërkimet...

Ju me siguri e dini që Facebook është faqja më e popullarizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por gjithmonë keni menduar se sa është vlera e saj?
Kërkimet e fundit tregojnë se tani Facebook është kompania e dytë më e vlefshme në botë, menjëherë pas Google.

Më herët Facebook kishte qënë në vendin e 3-të, pas Amazonit dhe Google, por tani Facebook është e dyta, me një vlerë prej 82.9 miliardë Dollarë.
Numri një, Google kap vlerën e 192 miliardë dollarëve. Duhet permendur se Facebooku ka pësuar një rritje të lartë në vlerën e saj, pas investimit 1.5 miliardësh që erdhi nga Goldman Sachs, që u bë në Janar.

Të gjitha këto janë rezultate interesante, por pyetja mbetet, se a do ta kalojë ndonjëherë Facebooku, Google-n, kur është në pytje vlera?
Sigurisht, Facebook mund të bëhët më i popullarizuar në Shtetet e Bashkuara sesa Google, por Facebook ende është shumë larg saj për nga vlera e përgjithshme./itshqip.com

RELATED BY