Facebook lanson funksionin për verifikimin e llogarive

Tani Facebook ka shtuar një funksion të ri i cili ka të bëjë me verifikimin e llogarive dhe faqeve. Funksioni për verifikimin e llogarive dhe faqeve është njëjtë si...

verified-facebook-pages ITshqip

Tani Facebook ka shtuar një funksion të ri i cili ka të bëjë me verifikimin e llogarive dhe faqeve.

Funksioni për verifikimin e llogarive dhe faqeve është njëjtë si tek llogaritë në Twitter, ku nëse faqja është e verifikuar atëher do paraqitet një shenjë ngjyrë blu pranë emrit të personit në rrjetin social Facebook. Kjo shenjë po ashtu do të shfaqet tek emri i individit pas paraqitjes së rezultateve për personin e kërkuar.

Ashtu si tek llogaritë e konfirmuara në Twitter, edhe në Facebook kjo nuk do të ofrohet për të gjithë. Llogaritë e verifikuara apo faqet e verifikuara në Facebook do jenë në dispozicon vetëm për figurat publike si audienca të mëdha, qeveritarët, markat e njohura etj.

Verifikimi i faqeve dhe profileve në Facebook do të filloj që nga dita e Mërkurë./ITshqip

RELATED BY