Facebook largon pëlqimet e fansave joaktiv!

Faqet në Facebook së shpejti do të mund t’i humbin disa nga fansat dhe pëlqimet e tyre. Rrjeti social Facebook ka njoftuar se do ti largojë pëlqimet nga llogaritë e...

facebook largon

Faqet në Facebook së shpejti do të mund t’i humbin disa nga fansat dhe pëlqimet e tyre. Rrjeti social Facebook ka njoftuar se do ti largojë pëlqimet nga llogaritë e deaktivizuara, këtë njoftim rrjeti social e ka shfaqur tek çdo faqe(ang.FanPage) në Facebook.

Ky veprim pritet të jetë një humbje e madhe për kompanitë që kanë punuar se si të arrijnë më shumë pëlqime në rrjetin social, sepse në faqet e tyre ka edhe llogari dhe njerëz që paraqiten si fansa, por që aktiviteti i tyre është shuar prej kohësh.

Mirëpo Facebook thotë se kjo lëvizje do tu ndihmojë bizneseve që ta dinë se kush janë fansat e tyre aktual dhe ta përcjellin aktivitetin e tyre të vërtetë në faqet e tyre brenda Facebook.

rVH2eg2

Një hap të tillë me herët e kishte ndërmarë edhe Instagram, ku humbës më i madh ishte Justin Bieber i cili kishte humbur plotë 3.5 milionë ndjekës në këtë rrjet./itshqip

RELATED BY