Facebook largon tabët Discussions dhe Reviews nga faqet e veta!

Siç edhe pritej, Facebook ka larguar tabët Discussions dhe Reviews nga të gjitha faqet. Këto dy tab’e ishte menduar të largoheshin më 31 tetor 2011, por u larguan zyrtarisht...

Siç edhe pritej, Facebook ka larguar tabët Discussions dhe Reviews nga të gjitha faqet. Këto dy tab’e ishte menduar të largoheshin më 31 tetor 2011, por u larguan zyrtarisht këtë javë, me datë 15 nëntor.

I vetmi vend ku mund të gjenden këto dy tab’e është Qendra e Ndihmës së Facebook, ku ekziston pyetja “What happened to the Reviews and Discussions tabs on my Facebook Page?” dhe poashtu gjendet edhe përgjigja e kësaj pyetje, e cila është përditësuar së fundi.

Paragrafi i fundit, i cili ju rekomandon të përdorni rekomandimet e Facebook ende nuk është lëshuar për përdorim. Nëse keni qenë duke përdorur Reviews, atëherë ky është opsioni juaj i vetëm tani.

Nëse keni qenë duke përdorur Discussions dhe Reviews, atëherë Facebook do të ju preferonte të përdorni vetëm Wall-in. Pra, fansat tuaj mund të diskutojnë, rishikojnë dhe të vlerësojnë faqen tuaj përmes Wall, prandaj nëse dëshironi të keni lavdërime, hapeni Wall-in tuaj në mënyrë që fansat të kenë të drejtë të shkruajnë mendimet e tyre rreth faqes suaj./itshqip

RELATED BY