Facebook likes Skype?

Së shpejti në Facebook me miqt tuaj do të mund të komunikoni përmes video thirjeve, të dërgoni video… dhe shum opsione tjera, por së pari duhet të presim të...

Së shpejti në Facebook me miqt tuaj do të mund të komunikoni përmes video thirjeve, të dërgoni video… dhe shum opsione tjera, por së pari duhet të presim të realizohet partneriteti i paralajmëruar mes rrjetit më të madh social në botë Facebook INc, dhe Skype technologies, shkruan Bloomberg.

Video thirjet ndërmjet përdoruesve të Facebook për herë të parë kishin qenë lëndë e bisedimeve mes dy kompanive qysh vitit të kaluar, potencon një burim i paidentifikuar ku thiret Bloomberg i cili pohon se është shum mir i njohur me negociatat.

Për shkak që përdoruesit në ueb hapësirën shum shpeshë përfitojnë mënyra të reja të komunikimit, Facebook shton edhe më shum opsione për të ju mundësuar përdoruesve të mbesin në kontakt me njëri tjetrin. Eventualisht futja në përdorim i opsionit për video thirje do të kishte rritur konkurencën me Apple dhe Google.

“Vitin e kaluar kemi njoftuar integrimin me Facebook për njerzit tanë që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me Facebook miqtë, dhe për ti thirur ato për të ju dërguar SMS mesazhe përmes Skype”, thuhet në deklaratën zyrtare të Facebook. Kurse një zëdhënes i Skype, Xhenifer Cukin, kishte refuzuar të komentojë mbi këtë temë.

Edhe pse tani për tani këto lajme mbeten në nivelin e thashethemeve, është e qartë se diçka është duke ndodhur mes dy kompanive./itshqip.com

RELATED BY