Facebook mbush 7 vjet.

Rrjeti më i madh social Facebook sot feston 7 vjetorin e saj të egzistimit. Facebook nisi punës më 4 shkurt të vitit 2004, kurse fajtori kryesor për egzistimin e...
Rrjeti më i madh social Facebook sot feston 7 vjetorin e saj të egzistimit. Facebook nisi punës më 4 shkurt të vitit 2004, kurse fajtori kryesor për egzistimin e saj është personi i vitit sipas Time – Mark Zukerberg.

E gjith kjo histori filloi kur Zukerberg ishte student në univerzitetin e Harvard-it, dhe me ndihmën e kolegëve të tij Eduardo Severin, Dastin Moskovic, dhe Kris Hjus kishte krijuar rrjetin social, në të cilën kishin mundur të regjistrohen vetëm studentët nga univerziteti Harvard, për të komunikuar më mir, dhe të shkëmbejnë informacione mes vete.

Më vonë pastaj rrjetit ju bashkangjitën edhe studentë nga fakultetët tjerë, shkolla të mesme dhe kompani tjera të mëdha në Amerikë, dhe së shpejti Facebook ishte përhapur edhe në Europë, dhe më pas në gjith botën. Sot Facebook është rrjeti më i popullarizuar në botë, me mbi 600 milionë përdorues.

Facebook është faqja më e vizituar në SHBA, duke lërë pas Yahoo, Myspace dhe Google, kurse për madhësin e tij flet vet vakti se Microsoft në vitin 2007, kishte paguar 240 milionë dollarë për 1,6 përqind të aksioneve në Facebook.

Kritikat e vetme të cilat ishin drejtuar kah Facebook, ishin ato në lidhje me privatësin e përdoruesve, por pavarësisht kritikave, rrjeti vazhdimisht po rritet, kurse dikush e quan dhe “interneti i ri”.

Urime ditëlindja Facebook./itshqip.com

RELATED BY