Facebook me 1 miliard përdorues në gusht!

Në muajin gusht të këtij viti pritet që rrjeti social me nam botëror të thyejë një rekord të ri për numrin e përdoruesve. Ky konkludim ka ardhur tek rritja...

Në muajin gusht të këtij viti pritet që rrjeti social me nam botëror të thyejë një rekord të ri për numrin e përdoruesve. Ky konkludim ka ardhur tek rritja reale e përdoruesve të Facebook, duke përdorur një proces të thjeshtë të regresionit linear nga të dhënat e vitit 2008.

Sipas firmës iCrossing me seli në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet se Facebook do të bëhët me 1 miliard përdorues aktiv, dhe atë gjatë verës (në muajin gusht).

Sipas raportit të lëshuar nga iCrossing, zgjerimi i shpejtë i Facebook nëpër botë ka filluar të ngadalësohet, shembull në SHBA populli janë ngopur me rrjete sociale, por rritja e përdoruesve të rinj nuk mungon.

Facebook tani disponon më shumë 800 milionë përdorues, gjysma e të cilëve janë aktiv në baza ditore.

Brazili, India dhe përdorimi i Facebook’ut nga telefonat ka bërë që këto dy vende të kenë një rritje bukur të madhe, Brazili nga 13 milionë përdorues kapërceu në 30 milionë, dhe India nga 22 milionë në 36 milionë përdorues./itshqip

RELATED BY