Facebook me 8 regjistrime të reja në një sekond.

CandyTech, një kompani çeke e cila ndihmon të krijojë dhe të bëjë matjen e kampanjave të marketingut, ka shfaqur disa statistika interesante për rrjetin më të madh social i cili...

CandyTech, një kompani çeke e cila ndihmon të krijojë dhe të bëjë matjen e kampanjave të marketingut, ka shfaqur disa statistika interesante për rrjetin më të madh social i cili dje ka mbushur plotë 7 vjet nga egzistimi i saj.

Kjo kompani ka grumbulluar këtë grafik të mrekullueshem, duke ofruar një pasqyrë të rritjes së popullaritetit gjatë vitit 2010.

Disa Statistika :

– Facebook nga 337 milion përdorues, ka kaluar në 585 milion gjatë vitit 2010
– Brenda një sekonde, afër 8 përdorues janë regjistruar si anëtar të rinjë këtë vit
– Amerika dhe Britania e Madhe janë në TOP 3 shtetet, por Indonezia është e dyta me 32.1 milion përdorues.
– Top 10 vendet përbëjnë afër 60 % të gjithë përdoruesve
– Shumica e përdoruesve janë të moshës 18 deri 34 vjet
– Por mosha e përdoruesve qe po rritet më se shumti është 65+ ( për 124%).
– Tri produket ( Coca-Cola, StarBucks dhe Oreo ) përbëjnë TOP 3-shen e produkteve në Facebook
– Edhe pse ka vdekur Michael Jackson ai ka më së shumti fansa : 26.2 milionë

RELATED BY