Facebook më 901 milionë përdorues

Dy muaj më parë, Facebook zbuloi se kishte arritur të grumbullonte 845 milionë përdorues dhe 500 milionë përdorues aktivë të përditshëm. Tani Facebook raporton se ka arritur të grumbulloj...


Dy muaj më parë, Facebook zbuloi se kishte arritur të grumbullonte 845 milionë përdorues dhe 500 milionë përdorues aktivë të përditshëm.

Tani Facebook raporton se ka arritur të grumbulloj 901 milionë përdorues dhe 526 milionë përdorues aktivë. Gjithashtu vlen të theksohet edhe përdorimi i Facebook në telefona, ku 488 milionë përdorues e përdorin Facebook-un në telefon.

Facebook, gjithashtu bëri të ditur se bëhen rreth 3.2 miliardë komente në ditë, dhe rreth 300 milionë fotografi të reja në ditë.

Me pak fjalë, Facebook është ende duke përjetuar rritje shumë të fortë./itshqip

RELATED BY