Facebook me shtojcë zyrtare për Google Chrome

Rrjeti më i madh social në botë Facebook, ka prezantuar shtojcën zyrtare “Facebook Like Button” për shfletuesin Google Chrome. Kjo shtojcë instalohet brenda disa sekondash. Ajo fillon punën e...

Rrjeti më i madh social në botë Facebook, ka prezantuar shtojcën zyrtare “Facebook Like Button” për shfletuesin Google Chrome.

Kjo shtojcë instalohet brenda disa sekondash. Ajo fillon punën e saj menjëherë, duke shkurtuar pak rrugën e mëparshme për pëlqime. Ju vetëm duhet të klikoni me tastin e djathtë të mausit dhe të shkoni tek “Facebook Like Button” dhe të shikoni opsionet e ofruara.

Kjo shtojcë është falas në Chrome Web Store, ku njëherësh mund të shikoni edhe më shumë informacione rreth punës se saj./itshqip

RELATED BY