Facebook, me trilion vizita?

Ditët e fundit, Facebook ka goditur një tjetër sukses, sipas një raporti nga ReadWriteWeb thuhet se rrjeti social gjigand, Facebook ka arritur të thyejë një rekord të ri me...


Ditët e fundit, Facebook ka goditur një tjetër sukses, sipas një raporti nga ReadWriteWeb thuhet se rrjeti social gjigand, Facebook ka arritur të thyejë një rekord të ri me vizita, duke u bërë faqja e parë në internet me më së shumti vizita.

Facebook ka arritur trilion vizita, shuma trilion shkruhet kështu, 1,000,000,000,000, këtë numër vizitash e ka arritur Facebook me rrjetin e vet shoqëror.

Pra, Facebook ishte në vendin e parë me 870.000.000 vizitorë unik, YouTube renditet e dyta me 790 milionë përdorues unik dhe qindra miliarda shikime, ndërsa Yahoo renditet e treta me 590 milionë përdorues dhe 78 miliardë shikime. Bing i Microsoft-it megjithatë nuk arriti të futet në top-dhjetëshe.

Në këto llogaritje nuk janë futur edhe faqet pornografike, të cilat dihet se kanë shumë vizitorë./itshqip

RELATED BY