Facebook merr mësim nga Google+

Facebook ka ofruar mënyra të ndryshme të ndarjes së fotove me të tjerët që nga hapja e faqes së vet, por përderisa disa nga funksionet janë shtuar gjatë viteve,...

Facebook ka ofruar mënyra të ndryshme të ndarjes së fotove me të tjerët që nga hapja e faqes së vet, por përderisa disa nga funksionet janë shtuar gjatë viteve, si etiketimi dhe shkarkimi, formatimi i imazheve ka mbetur i pandryshuar deri sot.

Facebook ka njoftuar se do të aplikoj një vegël të re për shfletimin e galerive në mbarë faqen, duke i shfaqur fotot në një format katror me mundësinë e “theksimit” të disa imazheve për të ngritur ndikimin e tyre në faqe. Përdoruesit e Google+ mund të njohin këtë format, që mban disa ngjashmëri me veglën e asaj faqeje. Ende nuk e kemi parë këtë funksion të aktivizohet në Facebook, por adhuruesve të etur të rrjetit shoqëror sot u ofrohet mundësia e parapamjes nga linku më poshtë. /itshqip.com

http://newsroom.fb.com/News/A-More-Beautiful-View-of-Photos-197.aspx

RELATED BY