Facebook Messenger arrin në Windows Phone

Aplikacioni i Facebook-it i cili ju lejon të dërgoni mesazhe falas, Facebook Messenger, tani është në dispozicion edhe në platformën Windows Phone. Ashtu si në sistemet operative mobile iOS...

Facebook Messenger arrin në Windows Phone

Aplikacioni i Facebook-it i cili ju lejon të dërgoni mesazhe falas, Facebook Messenger, tani është në dispozicion edhe në platformën Windows Phone.

Ashtu si në sistemet operative mobile iOS dhe Android, Facebook Messenger për Windows Phone ju lejon të dërgoni fotografi, të shpërndani vend ndodhjen tuaj dhe të krijoni mesazhe në grupe. Por jo të gjitha funksionet janë në dispozicion; p.sh dërgimi i mesazheve me zë nuk mbështet nga kjo platformë.

Disa prej këtyre funksioneve janë brenda në platformën Windows Phone, por me lëshimin e tyre, Microsoft do të zëvendësojë këto funksione  me aplikacionin Facebook Messenger. Megjithatë, këto ndryshime mund të vijnë me përditësimet që do arrijnë brenda muajit Prill të këtij viti, pra është fjala për Windows Phone 8.1.

Ju mund të shkarkoni aplikacionin Facebook Messenger për platformën Windows Phone këtu./itShqip

RELATED BY