Facebook Messenger arrinë 500 milionë përdorues aktiv

Këtë vit Facebook ndau funksionin për bisedim nga aplikacioni kryesor duke e kthyer atë në aplikacion të veçantë, që shumë shpejtë u bë edhe i detyrueshëm për ata që...

Facebook Messenger arrinë 500 milionë përdorues aktiv
Këtë vit Facebook ndau funksionin për bisedim nga aplikacioni kryesor duke e kthyer atë në aplikacion të veçantë, që shumë shpejtë u bë edhe i detyrueshëm për ata që përdornin Facebook-un për të biseduar. Pavarësisht nga vlerësimi i dobët (vetëm me një yll), aplikacioni Messenger ka arritur 500 milionë shkarkime në fund të muajit Gusht.

Tani, rrjeti social ka njoftuar se aplikacioni ka 500 milionë përdorues aktiv.

Aplikacioni ka rritur vlersimin e tij duke marrur katër yje nga pesë me vetëm 11 milionë vota në Play Store, edhe pse në Apple App Store qëndron me vetëm 1.5 yje për versionin e tanishëm, kurse tre yje për të gjitha versionet.

Megjithatë, Facebook thotë se është angazhuar për të përmirësuar shpejtësin e aplikacionit Messenger dhe është duke lëshuar dy herë në muajë nga një përditësim për ta mbajtur aplikacionin në formë.

Në të vërtetë, Facebook kishte arritur 1 miliardë përdorues aktiv dy vite më parë, kështu që ka shumë përdorues që ende nuk përdorin aplikacionin Messenger. Nga ana tjetër, Facebook tregon se WhatsApp ka arritur 600 milionë përdorues aktiv në fillim të këtij viti./itShqip

RELATED BY