Facebook Messenger mundëson dërgimin e SMS-ve tradicionale

Facebook ka njoftuar se është në testim e sipër të një versioni të ri të aplikacionit Messenger për Android në të cilin do të inkorporohet edhe dërgimi dhe pranimi...

Facebook_Messenger_Mobile

Facebook ka njoftuar se është në testim e sipër të një versioni të ri të aplikacionit Messenger për Android në të cilin do të inkorporohet edhe dërgimi dhe pranimi i SMS-ve tradicionale.

Me këtë Facebook synon që të rrisë përdorimin e Messenger-it dhe kështu njerëzit të kalojnë më shumë kohë duke përdorur këtë aplikacion. Natyrisht kjo mundësohet si zgjidhje alternative ngase për të përdorur këtë risi së pari duhet që të pranoni dhe të lejoni që Facebook Messenger të bëhet aplikacioni kryesor për SMS.

Disa persona në internet kanë publikuar disa fotografi në të cilat shihet se kjo risi ka arritur tek ata. Tek opsionet e Messenger-it shihet se është shtuar një opsion i ri për SMS. Nëse ky opsion është i aktivizuar atëherë do të shfaqet mesazhi “Dërgoni një SMS porosi“, dhe për dallim që bisedat e zakonshme në Messenger shfaqen me ngjyrë të kaltër, mesazhet e dërguara si SMS do të shfaqen me ngjyrë vjollcë, shkruan itshqip.com.

facebook-messenger-sms

Edhe pse Messenger është bindshëm aplikacioni më i përdorur për dërgimin e mesazheve, lansimi i funksionit për SMS me siguri se do ta rrisë edhe më tepër përdorimin e tij, pse jo edhe të zëvendësoj aplikacionin e zakonshëm për SMS që gjendet tek telefonat e mençur.

Gjithashtu Facebook ka lansuar edhe një risi të re për aplikacionin Messenger, atë të lejimit të më tepër se një llogarie në Messenger. Për të shtuar llogari tjetër tek Messenger, duhet të shkoni tek opsioni “Accounts” dhe të plotësoni të dhënat e kërkuara për llogarinë e re./itshqip.com

facebook-messenger-multiple-accounts

RELATED BY