Facebook mund të humb 80% të përdoruesve deri në vitin 2017

Studjuesit e Universitetit Princeton kanë parashikuar se popullariteti i rrjetit më të madh social, Facebook, do bie viteve të ardhshme. Facebook-u është rritur papritur, ashtu siq përhapen sëmundjet infektive...

Facebook ITSHQIP

Studjuesit e Universitetit Princeton kanë parashikuar se popullariteti i rrjetit më të madh social, Facebook, do bie viteve të ardhshme.

Facebook-u është rritur papritur, ashtu siq përhapen sëmundjet infektive me shpejtësi marramendse pastaj paprimtas ndalojnë, si duket kjo është duke ndodhur sipas disa raporteve.

Studjuesit e cekur më lartë kanë parashikuar se në SHBA, Facebook-u do të pësojë rënie të shpejtë gjatë viteve të ardhshme duke humbur 80 përqind të përdoruesve brenda viteve 2015-2017.

Gjatë studimit, hulumutesit morrën shembull uebfaqen MySpace, e cila është themeluar në vitin 2003 dhe arriti kulmin në vitin 2008 me 75.9 milionë vizita brenda muajit, por për fat të keq dështoi në vitin 2011 .

Duke përdorur të dhënat nga Google për përdorimin e rrjeteve sociale, studiuesit kanë krijuar në grafik ku janë illustruar rritjet dhe rëniet e MySpace dhe Facebook-it.

Facebook Grafiku

Vija e lakuar poshtë e Facebook-it gjatë vitit 2013 konfirmon raportet e mëparshme për rrjetin social pasi që është thënë se ka filluar të humb përdoruesit e moshës së re ( 16-18 ).

Megjithatë, studimet dhe hulumtimet vazhdojnë, por është e ardhmja ajo që tregon të vërtetën./itShqip

RELATED BY