Facebook përballet me 600.000 sulme nga hakerët çdo ditë

Llogaritë e Facebook ju nënshtrohen 600.000 sulmeve të përditshme nga hakerë të ndryshëm, të cilët tentojnë të vjedhin fjalëkalimet e llogarive të përdoruesve. Kjo është një shifër tronditëse e...

Llogaritë e Facebook ju nënshtrohen 600.000 sulmeve të përditshme nga hakerë të ndryshëm, të cilët tentojnë të vjedhin fjalëkalimet e llogarive të përdoruesve.

Kjo është një shifër tronditëse e lëshuar nga gjigandi i rrjeteve sociale Facebook, i cili thotë se ka përpjekje të njëpasnjëshme të hakerëve për të fituar qasje në llogaritë e përdoruesve.

“Ne kemi ekipe të shumta të dedikuara për përdorimin e çfarëdo mjeti që mund të mbroj llogaritë e përdoruesve, prandaj ju nuk keni nevojë të brengoseni sepse tek ne siguria është në nivel të plotë,” tha Facebook në blogun zyrtar.

Facebook ka ndërmarrë shumë aktivitete për të edukuar njerëzit në lidhje më mënyrat e garantimit të sigurisë së tyre në internet, duke shtuar disa opsione tek rregullimi i llogaris ë së përdoruesit./itshqip

RELATED BY