Facebook me përfitime të jashtëzakonshme

  Facebook shpalosi përfitimet prej 701 milionë dollarëve për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, duke u rritur për 34% nga viti 2013. Të ardhurat nga reklamat u...

 

Facebook me përfitime të jashtëzakonshme1Facebook shpalosi përfitimet prej 701 milionë dollarëve për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, duke u rritur për 34% nga viti 2013. Të ardhurat nga reklamat u rritën për 53% në 3.59 miliardë dollarë, thuajse 70% e tyre u arritën nga reklamat tek pajisjet telefonike.

Gjigandi i rrjetit social tha se tani ka 1.39 miliardë përdorues aktiv brenda muajit, një rritje për 13% në krahasim me vitin e kaluar. “Kemi bërë shumë punë brenda vitit 2014,” tha Mark Zuckerberg, transmeton itShqip.

Shifra totale e përfitimeve për vitin e kaluar ishte 2.9 miliardë dollarë, thuajse dyfish nga ajo e vitit 2013.

Megjithatë, shuma e përfitimeve të kompanisë bëri që të ardhurat për dollarë të zbriten nga 44% në 29%, pasi që rrjeti social investoi më shumë në marketing dhe zhvillim.

Sasia që Facebook shpenzoi në marketing dhe zhvillim u trefishua në 1.1 miliardë dollarë në këtë tremujor, meqenëse kompania shpenzoi shuma të konsiderueshme në blerjen e shërbimeve si Instagram, WhatsApp, Oculus Rift si dhe shërbimet për video dhe përmirësim të zërit.

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha për blerjen e shërbimeve të lartpërmendura, Facebook vazhdon ende të qëndrojë më fuqishëm se kurrë duke pësuar gjithnjë e më shumë rritje masive, gjë që po e bënë rrjetin social të pamposhtur./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment
  • Gwyneth Mulryan
    4 March 2020 at 18:12

    Thank you from the bottom of my heart for everything

  • Leave a Reply

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY