Facebook përmirëson opsionet e privatësisë

Pas marrjes se një mori kritikash të ashpëra mbi privatësinë dhe konkurrenca e fundit nga Google+, duket se bënë Facebook-un të ndryshoj pak mënyrën e shpërndarjes, statuset, fotografitë dhe...

Pas marrjes se një mori kritikash të ashpëra mbi privatësinë dhe konkurrenca e fundit nga Google+, duket se bënë Facebook-un të ndryshoj pak mënyrën e shpërndarjes, statuset, fotografitë dhe etiketat.

Përdoruesve të Facebook së shpejti do të ju lejohen shumë mundësi të reja në lidhje me privatësinë dhe shpërndarjen, përkohësisht këto ndryshime të reja janë në dispozicion vetëm tek disa përdorues të zgjedhur nga ekipi i Facebook.

Shpjeguar deri në detajet me të imëta në blogun zyrtar të Facebook, këto opsione do të shfaqen tek rregullimi i profilit dhe do të ndihmojnë për menaxhim shumë me të lehtë. Një opsion me rendësi është edhe aftësia e miratimit të etiketimit, ju mund të zgjidhni mes dy opsioneve “Mirato” ose “Refuzo” etiketimin e bërë në një fotografi apo status.

Përdoruesit, gjithashtu do të kenë mundësi të shikojnë profilin nga cilido mik i tyri në Facebook, njëjtë si opsioni i rrjetit social Google+ që shfaqet tek profili “View profile as…”

Përditësimet e statusit do të kenë më shumë opsione të ndarjes. Këto të reja do të qarkullojnë tek profilet tuaja edhe disa ditë, prandaj mos u habisni kur “një ditë të hyni në Facebook shikoni risi të reja.” Mos harroni ta pëlqeni portalin itshqip në Facebook./itshqip

RELATED BY