Facebook prezantoi Timeline aplikacionet e reja me aktivitete

Ashtu siç pritej, të enjten Facebook paraqiti aplikacionet e reja Open Graph të cilat do të ndryshojnë menyrën e shpërndarjes të përmbajtjeve. Në vendëse siç ishte deri tani vetëm...

Ashtu siç pritej, të enjten Facebook paraqiti aplikacionet e reja Open Graph të cilat do të ndryshojnë menyrën e shpërndarjes të përmbajtjeve.

Në vendëse siç ishte deri tani vetëm „Like“ të postimeve dhe lidhjeve, tashmë përdoruesit do të mund të lexojnë, udhëtojnë, vrapojnë, shqyrtojnë filma, tregojnë përalla, gatuajnë etj…

Aplikacionet në Facebook, janë nisur nga disa partnerë siç janë Foodily, Ticketmaster, Pinterest, Rotten, Tomatoes etj do ti paraqesin aktivitetet e tyre në kohë reale në Timeline të përdoruesit.

Përdoruesit do të mund të shtojnë aplikacione varësisht nga aktiviteti i tyre në Timeline. Momentalisht gjinden 60 aplikacione të cilat janë të integruara në Facebook, por do të ketë edhe më tepër.

“Së shpejti do të ketë aplikacione nga më shumë pikpamje të intereseve. Pavarësisht se a ju pëlqen snowboarding, shëtitje, qëndisje apo diçka tjetër do të ketë aplikacion për atë”, thotë Facebook.

Përdoruesi vetë do të mund të zgjedh kur të shton aplikacionin, të zgjedh postet të cilat do të shfaqen në Timeline, dhe të redaktoj zgjidhjet lidhur me aplikacionin nëpërmjet Activity Log.

Nëqoftëse ndonjë shok/shoqe i/e juaj përdor të njejtin aplikacion, ai/ajo do të mund të shoh detajet dhe historinë e aktiviteteve lidhur me atë aplikacion.

 

 

RELATED BY