Facebook prezanton aplikacionin e pavarur Groups

Këtë vit Facebook ka nxitur aplikacionin Messenger për platformat mobile më shumë se kurrë, duke e bërë atë edhe të detyrueshëm për shkarkim në mënyrë që të bashkëbisedoni. Dhe...

Facebook prezanton aplikacionin e pavarur Groups
Këtë vit Facebook ka nxitur aplikacionin Messenger për platformat mobile më shumë se kurrë, duke e bërë atë edhe të detyrueshëm për shkarkim në mënyrë që të bashkëbisedoni. Dhe tani, rrjeti social ka prezantuar një tjetër aplikacion të pavarur që është i përqëndruar në vetëm një aspekt të eksperiencës tuaj në Facebook. Në këtë rast, është fjala për Groups.

Aplikacioni i ri Facebook Groups është në dispozicion në dy platformat, iOS dhe Android.

Facebook dëshiron të bëjë bashkëbisedimin në grupe më të lehtë, duke ju ndihmuar të shpërndani gjërat më shpejtë dhe duke ju sjellur aksesë më të lehtë me këtë funksion. Aplikacioni paraqet grupet të rënditura nga shpeshtësia e përdorimit, dhe ju mund të filloni lehtë një bisedë në grup nëse dëshironi.

Facebook prezanton aplikacionin e pavarur Groups

Gjithashtu në aplikacion gjendet edhe Discover, që tregon sygjerimet e grupeve bazuar në faqet që ju keni pëlqyer në të kaluarën, grupet që shokët tuaj janë, dhe vendin se ku ata jetojnë.

Ndryshe nga ajo që ndodhi me Messenger, ju do të jeni në gjendje të përdorni funksionin për Groups edhe brenda aplikacionit kryesor në iOS dhe Android, po ashtu edhe në Desktop. Për tani, ky aplikacion është vetëm një alternativ tjetër për të bashkëbiseduar në grupe më lehtë./itShqip

 

 

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY