Facebook prezenton shërbim të ri për mesazhe.

Duke hapur prezentimin me fjalët si “350 milijonë Facebook përdorues dërgojnë 4 milijardë mesazhe çdo ditë”, Mark Zukerberg prezentoi “Sistemin modernë për mesazhe” i cili përmban disa shërbime: shërbimin...

Duke hapur prezentimin me fjalët si “350 milijonë Facebook përdorues dërgojnë 4 milijardë mesazhe çdo ditë”, Mark Zukerberg prezentoi “Sistemin modernë për mesazhe” i cili përmban disa shërbime: shërbimin e njohur si dërgim të mesazheve në rrjetin social, chat komunikimin, dhe e-mail mesazhet. Të gjitha komunikimet do të vendosen në një vend, si llojë strim për informacione.

Secili përdorues do të fiton @facebook.com e-mail adresë, por “kjo nuk është vrasësi i email shërbimit” thotë Zukerberg, por është sistem i cili pëfshinë email shërbimet duke shtuar se kjo është mënyra se si do të komunikohet në të ardhmen.

Inboksi social do ti përmban të gjitha mesazhet, nga SMS mesazhet, e-mail, chat-it, të gjitha do të jenë në inboksin social, i cili do të ju jep përparësi shokëve tuaj. I gjith komunikimi tjeter(mesazhet) për ato të cilët nuk i keni shokë tuaj në këtë rrjet do të shkojnë në një follder tjetër.

 

 

Secili përdorues do të ketë historikun e tij të plotë të bisedave në chat, dhe mesazheve nga secili shokë. Do të ketë mundësi për ti arhivuar komunikimet të cilat nuk do të shfaqen në inboksin aktual, por në arhivën, dhe kuptohet opsionin për fshirjen e mesazheve.

Sistemi do të mundohet të jetë i shpejtë gjat dërgimit të mesazheve, nëse dikush ju dërgon SMS mesazh, dhe ju jeni online në chat, atëherë do ta merni të njejtin mesazh edhe në chat, dhe në të kundërtën. Do të mund të komunikohet edhe përmes aplikacioneve mobile me qëllim që të fitohet mesazhi në momentin e dërgimit. Por, do të ketë opsion edhe për zgjedhje përmes cilit shërbim të dërgohet mesazhi.

Ky “sistem modern për mesazhe”: do të publikohet më ngadalë, në fillim do të jetë në dispozicion vetëm me ftesa, kurse plotësisht në dispozicion do të jetë pas disa muajve.

Interesante është fakti se ky sistem është i përbërë prej një ekipi prej 15 inxhinierëve, me çka është ekipi më i madhë që ndonjëherë të ka punuar Facebook. Plotësuese, për nevojat e sistemit të mesazheve ësht ndërtuar infrastrukturë e rre me sistem i cili ka kod të hapur i njohur si hBase.

Video Prezentim:



RELATED BY