Facebook: Risi për butonin “Like”

Lirishtë mund të themi se nuk ka asnjë përdorues i rrjetit social Facebook që nuk di apo nuk e përdorë butonin “Like”. Ky buton ju mundëson që gjërat që...

Lirishtë mund të themi se nuk ka asnjë përdorues i rrjetit social Facebook që nuk di apo nuk e përdorë butonin “Like”. Ky buton ju mundëson që gjërat që i pëlqeni apo ju interesojnë ti ndani me shoqërinë tuaj. Ky buton po ashtu është bërë shumë i njohur dhe i përdorur nga administratorët e uebfaqeve të ndryshme ngase me këtë buton ju mundësojnë vizitorve të faqeve të tyre që përmbajtjet në faqe ti ndajnë me shoqërinë e tyre, pra ky lirisht mund të shihet edhe si një mundësi marketingu per ato uebfaqe.

Duke parë se ky buton përdoret aq shumë dhe ndoshta thjeshtësin e tij, Facebook tani më ju mundëson që pëlqimit apo interesit që ndani me të tjerët përmes butonit “Like” ti bashkangjisni dhe një koment.

Këtë risi të re mund ta testoni dhe tek uebfaqja jonë këtu duke  shtypur butonin “Like” dhe më pas mbani kursorin e mausit mbi butonin “Like”, dhe do ju shfaqet dritarja për tia bashkangjitur komentin.

developers.facebook.com

RELATED BY