Facebook shton butonin Subscribe për faqet e internetit

Siç edhe pritej, Facebook ka shtuar butonin Subscribe edhe për faqet e internetit, një shtojcë sociale që çdo pronar i një faqeje mund ta shtojë atë në faqen e...


Siç edhe pritej, Facebook ka shtuar butonin Subscribe edhe për faqet e internetit, një shtojcë sociale që çdo pronar i një faqeje mund ta shtojë atë në faqen e vet pa problem, duke ju dhënë vizitorëve mundësi që të abonohen vetëm me një klikim.

Butoni Subscribe për faqet e internetit punon shumë lehtë dhe shumë shpejtë, nëse një vizitor klikon ai abonohet automatikisht dhe të gjitha postimet nga ai abonim i shfaqen tek News Feed, të cilat mund t’i shohin edhe shokët e tij. Butoni Subscribe mund të shtohet shumë lehtë duke përdorur XFBML ose iframe, atë mund ta gjeni tek Social Plugins në Facebook.

Ky buton ju mundëson të abonoheni në përmbajtjen e një personi kur ju nuk jeni në Facebook, si një faqe lajmesh, blog e kështu me radhë. Butoni Subscribe është thënë që do të miratohet shumë shpejtë për të gjitha faqet./itshqip

RELATED BY