Facebook shton butonin “Subscribe”

Facebook ka shtuar butonin me të ri në profilet e përdoruesve që ju lejon të abonoheni dhe të ndiqni çdo përdorues, pavarësisht nëse është mik i juaji ose jo....

Facebook ka shtuar butonin me të ri në profilet e përdoruesve që ju lejon të abonoheni dhe të ndiqni çdo përdorues, pavarësisht nëse është mik i juaji ose jo.

Duke filluar nga sot, përdoruesit mund të shohin butonin Subscribe në çdo profil të Facebook. Butoni ju jep mundësi të ndiqni këdo në Facebook edhe pa qenë miq me ta, më thjesht që ju ta kuptoni, butoni “Subscribe” ka të njëjtin efekt sikur butoni “Follow” që ndjek përdoruesit në Twitter, pra pas klikimit të butonit “Subscribe” ju mund të shihni statuset dhe çdo gjë rreth atyre përdorueseve që i keni ndjekur.

Nëse ju abonoheni tek një përdorues, atëherë statuset, fotografitë, videot e tjera do të shfaqen në “News Feed”. Gjithashtu ju mund të akordoni abonimin, shembull: ju mund të zgjidhni vetëm përditësimet e statusit, vetëm fotografitë, videot apo lojrat.

Butoni i abonimit është krejtësisht opsional, ju mund të zgjidhni të mos abononi askënd dhe mund të fikni butonin e abonimit në profilin tuaj në mënyrë që askush të mos abonohet tek ju.

Butonin Subscribe mund ta aktivizoni në faqen zyrtare për abonime në Facebook, por ky buton nga Facebook shërben vetëm për përdoruesit, të cilët janë mbi 18 vjeç, ndërsa ata që ende nuk kanë mbushur 18 vjet nuk mund ta aktivizojnë./itshqip

RELATED BY