Facebook tani iu lejon të zgjidhni personin që do të menaxhoi llogarinë tuaj pasi të vdisni

Facebook tani iu lejon përdoruesve të zgjedhin se kush do të menaxhoi llogarinë e tyre pasi ata të vdesin. Rrjeti social ka lëshuar një funksion të ri që iu...

facebookFacebook tani iu lejon përdoruesve të zgjedhin se kush do të menaxhoi llogarinë e tyre pasi ata të vdesin.

Rrjeti social ka lëshuar një funksion të ri që iu lejon përdoruesve të caktojnë një shok të veçantë që do të jetë në gjendje të ketë akses në llogarinë e tyre pasi ata të vdesin.

Ky funksion i quajtur ‘legacy contact’ tani do të shfaqet në menynë për rregullim të privatësisë. Aty ju mund të zgjidhni një shokë të veçantë që keni në Facebook, i cili do të jetë në gjendje të ketë kontroll mbi llogarinë tuaj.

facebook legacy acount

Rrjeti social tashmë ka një sistem përkujtues në të cilin do i njoftojë të gjithë në Facebook se personi me atë llogari të caktuar ka vdekur. Pasi që Facebook të verifikojë se personi ka vdekur, llogaria e tij do të bëhet pjesë e sistemit përkujtues, ku llogaritë e tilla nuk do të shfaqen më tek sugjerimet për shok, reklama apo në ndonjë vend publik në Facebook.

Ky funksion aktualisht është në dispozicion vetëm tek përdoruesit e rrjetit social në SHBA, ndërsa së shpejti pritet të jetë pjesë edhe në shumë vende të tjera, ndonëse ende nuk është caktuar ndonjë datë nga rrjeti social Facebook.(ITshqip)

RELATED BY