Facebook do të bëjë të detyrueshëm instalimin e Messenger-it

Facebook është vazhdimisht duke rritur kërkesën për të shkarkuar aplikacionin Messenger, dhe ka pasur edhe disa bisedime për të monetizuar aplikacionin. Pra, duket se Zuckerbergu dhe kompania e tij...

Facebook do të bëjë të detyrueshëm instalimin e Messenger-it

Facebook është vazhdimisht duke rritur kërkesën për të shkarkuar aplikacionin Messenger, dhe ka pasur edhe disa bisedime për të monetizuar aplikacionin.

Pra, duket se Zuckerbergu dhe kompania e tij janë duke bërë të detyrueshme instalimin e Facebook Messenger për të gjithë ata që dëshirojnë të komunikojnë me miqët e tyre përmes pajisjeve mobile.

Facebook thotë se vendimi për të bërë aplikacionin Messenger të detyrueshëm për t’u instaluar është marr pas kritikave pozitive nga e mbarë bota. Megjithatë, nuk duhet harruar se mund të ketë edhe një numër të madh përdoruesish që nuk dëshirojnë të instalojnë ndonjë aplikacion të ri në pajisjet e tyre./ITshqip

 

RELATED BY