Facebook Timeline për iPad, në janar?

Tani që Facebook Timeline është në dispozicion për publikun, rrjeti social ka integruar pamjen e re edhe në Android, webin për celularë dhe në iPhone, por asgjë për iPad?...


Tani që Facebook Timeline është në dispozicion për publikun, rrjeti social ka integruar pamjen e re edhe në Android, webin për celularë dhe në iPhone, por asgjë për iPad?

Sipas 9to5Mac, Facebook është duke synuar për një përditësim të aplikacionit për iPad, diku në mes të muajit janar.

Pse me vonesë? Burimet e 9to5Mac tregojnë se versioni i ri i profileve, Facebook Timeline, kishte probleme me prekje në ekran dhe për këtë arsye aplikacioni i Facebook për iPad është vonuar.

Një pyetje për përdoruesit e Facebook. A po ju pëlqen dizajni i ri i profileve Facebook Timeline? Na tregoni në komente./itshqip

RELATED BY