Facebook zbulon “Home” për Android

Rrjeti social gjigant, Facebook, ka për qëllim për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit të përdorin pajisjet e tyre të mençura. Facebook konfirmoi thashethemet rreth pajisjes telefonike të shumë...

Facebook Home Itshqip

Rrjeti social gjigant, Facebook, ka për qëllim për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit të përdorin pajisjet e tyre të mençura.

Facebook konfirmoi thashethemet rreth pajisjes telefonike të shumë përfolur duke zbuluar një lansim për përdoruesit me sistem operativ Android, duke shtuar se Facebook do të intergrohet në pajisje telefonike ku mendohet se i pari do jetë HTC .

” Sot, përfundimisht do flasim për telefonin Facebook” theksoi Mark Zuckerberg, në selinë e kompanisë në Menlo Park, Kalifornia.

Aplikacioni do të jetë në dispozicion për t`u shkarkuar më 12 Prill për përdoruesit e Android që do ju ndryshojë mënyren se si e përdorni pajisjen tuaj, pra sikur një sistem operativ krejtësisht i ri. HTC do lansohet më 12 Prill në AT&T në SHBA, ndërsa Zuckerberg gjithashtu konfirmoi se lansimi do bëhet edhe për Orange dhe EE në Evropë gjatë këtyre muajve.

Zuckerberg tha se “Home” është projektuar për përdoruesit e pajisjeve moderne, dhe kur përdoruesit dëshirojnë të hapin foto atëherë nuk kanë nevojë ta hapin aplikacionin për foto, pasi që për këtë ne kemi prezantuar ” News Feed ” dhe disa ndryshime të tjera në mënyrë që të jeni sa më të informuar dhe “Home” do ju mundësoj këtë.

Gjithashtu lëshimi është në pajtueshmëri me Android, që do të thotë ju mund t`i përdorni të gjitha normalisht, pra si aplikacionet e tjera të bazuara në Android.

Pra, kjo është pse e kemi quajtur ne ” Pajisja telefonike nga Facebook “, duke shtuar se nuk duam të kufizojm pjesëmarrjen në treg me pajisje të vogla.

” Edhe nëse do ishim në gjendje për të krijuar një telefon, nuk do ishim në gjendje për ta siguruar tregun” tha Zuckerberg.

Ai po ashtu theksoi se Android i ka lejuar kompanisë në mënyrë të tërsishme për të intergruar aplikacionin e tyre, dhe sigurisht pa pasur nevojë të luftojnë për treg pasi që Andorid është projektuar edhe për t`i mbështetur intergrimet.

Karakterisitkat e plotësuara
Lansimi do të zëvendësoj ekranin standartë të pajisjve me sistem operativ Android duke shtuar “CoverFeed”. Gjithashtu fotoja në ekran do jetë e plotë, ku do shfaqen përditësimet e fundit. Po ashtu, edhe mund të komentoni që nga ekrani i zëvendësuar pra në “Home”.

Pajisjet me Facebook Home
Bazuar nga Facebook, përdoruesit e pajisjeve si HTC One, HTC One X, Samsung Galaxy s III dhe 4, dhe Galaxy Note II do të jenë në gjendje të shkarkojnë lansimin që do bëhet më 12 Prill.

Po ashtu, Facebook shtoi se bashkunimi me HTC për pajisjen e re do bëhet po në këtë datë, pra më 12 Prill.

Së pari, HTC mendohet se do jetë pajisja e parë që do ketë “Facebook Home”, ku ITshqip do ju sjell detaje më shumë rreth kohës së debutimin të tyre. /ITshqip

RELATED BY