Facebook: Zuckerberg kërkoi falje nga përdoruesit

“Themelova Facebook me idenë se njerëzit dëshirojnë të ndajnë gjëra dhe të lidhen me të afërmit në jetën e tyre, por për ta bërë këtë, secili duhet të ketë...

“Themelova Facebook me idenë se njerëzit dëshirojnë të ndajnë gjëra dhe të lidhen me të afërmit në jetën e tyre, por për ta bërë këtë, secili duhet të ketë kontroll të plotë në atë çfar gjërash ndanë në çdo kohë.” – kështu filloi Mark Zuckerberg kërkesën për falje nga përdoruesit, pasi FTC(Agjencia Federale për mbrojtjen e konsumatorëve) akuzoi Facebook se në mënyrë të rreme dhe të paligjshme u ka garantuar privatësi përdoruesve.

FTC, kishte cekur disa gabime serioze të cilat deri më tani Facebook i kishte bërë, si psh:

  • Futja e funksioneve të reja në dhjetor, 2009 e cila në mënyrë automatike kishte bërë të gjitha të dhënat publike që ishin kinse “të mbrojtuara”, pa publikuar për këtë gjë ndonjë paralajmërim.
  • Mundësin e qasjes më të madhe deri tek të dhënat themelore për zhvilluesit e aplikacioneve.
  • Pohim të rremë se programi “Verified Apps” kontyrollon dhe garanton sigurinë e aplikacioneve, kur në fakt Facebook nuk e kishte bërë këtë.
  • Premtimet e dhëna për përdoruesit se nuk do të ndajnë të dhënat e tyre me agjencionet e marketingut, kur në fakt Facebook e bëri kët.
  • Premtime të rreme se standardet e tyre të privatësisë janë konfort kërkesave të akteve për mbrojtjen e të dhënave personale në SHBA dhe në EU.

Deri tek një marrëveshje mes dy palëve erdhi dje, dhe e njejta kërkon nga Facebook që të respektojë të drejtat e përdoruesve dhe të ndërmarr aktivitete plotësuese për t’ju ofruar përdoruesve më shum kontrollë mbi të dhënave personale.

Marrëveshja detyron Facebook:

  • Thjesht, dhe sakt të caktojë rregulla rreth privatësis së informacioneve.
  • Të kërkojë nga përdoruesit leje para se të shtojë ndonjë ndryshim të cilat mund të ndryshojnë opsionet e vendosura për privatësi.
  • Të ruaj të dhënat e përdoruesve vetëm 30 ditë pas fshirjes së tyre, dhe më pas plotësisht ti largojë ato nga serverët e tij.
  • Të vendos një program të ri për privatësi i cili do të mundësojë mbrojtjen e privatësis dhe të dhënave personale.
  • Në 180 ditën e ardhëshme, dhe në çdo 2 vite në 20 vitet e ardhshme, të punësojë konsulentë për të kontrolluar dhe analizuar sistemet sipas standardeve të FTC.

Se si themeluesi i Facebook, kërkon fjalë mund të gjeni në këtë lidhje./itshqip

RELATED BY