Facebook zyrtarisht ka 750 milionë përdorues, publikon Skype video

Ne tashmë e dimë që Facebook ka tejkaluar 750 milionë përdorues, por kjo nuk ishte edhe shum me rëndësi në konferencën në të cilën Facebook prezentoi Skype video në...

Ne tashmë e dimë që Facebook ka tejkaluar 750 milionë përdorues, por kjo nuk ishte edhe shum me rëndësi në konferencën në të cilën Facebook prezentoi Skype video në platformën e chat bisedave.

Kur startoi Google+ javën e kaluar ishte e qartë se Hangout video biseda është një avantazh i madh para Facebook. Por, çuditërisht për vetëm një javë, Facebook startoi gjithashtu një shërbim të ngjajshëm për video-chat, për të cilën thonë se kanë punuar shum muajt e kaluar me Skype.

Krahas video chat-it, Facebook paraqiti edhe disa mundësi tjera lidhur me chat-in. Shembull, tani është mundësia për të përcaktuar disa përdorues me të cilët më shum bisedoni në chat, me qëllim që më lehtë ti gjeni ato, dhe të filloni bisedat. Do të ketë dhe opsion, për krijimin e chat grupeve më lehtë, vetëm duke i shtuar shokët.

Video chat do të jetë në dispozicion për të gjithë 750 milionë përdorues në javët e ardhëshme. Nese nuk mund të prisni deri atëherë, mund ta provoni nga këtu.

Interesante, Mark Zakerberg, gjatë kohës së konferencës tha se “Skype tani është me Microsoft, e cila është një kompani në të cilën kemi besim, dhe është stabile”. Microsoft së fundi ka blerë Skype.

Video prezentimi është më poshtë./itshqip

 

Watch live streaming video from facebookannouncements at livestream.com

 

RELATED BY