Fansat e Apple presin para dyerve!

Fansat e Apple kanë kaluar disa ditë duke qëndruar në rrugë para dyerve të dyqaneve në pritje të iPad-it të tretë, i cili del në shitje të premten në...


Fansat e Apple kanë kaluar disa ditë duke qëndruar në rrugë para dyerve të dyqaneve në pritje të iPad-it të tretë, i cili del në shitje të premten në ora 8 të mengjesit.

Një radhë e fansave është formuar tashmë para dyqanit të Apple në rrugën Regent në Londër.

Zohaib Ali, 21 vjeçar, nga Uxbridge, i cili po pret që pesë ditë para dyerve të dyqanit dhe i cili ka zënë vendin e parë si pritës tha se, “iPadi është produkti më i mirë i vitit dhe nuk do ketë më të mirë se ai deri në vitin 2013 kur të lansohet iPadi tjetër, kështu që unë jam i lumtur që po presë në këtë radhë. I dua produktet e Apple.”

Kompjuteri tablet i Apple, i cili ka një ekran me rezolucion më të lartë sesa modelet e mëparshme dhe një kamerë pesë megapiksell me auto fokus dhe ekspozim automatik, ka një çmim prej 399 paund deri në 659 paund.

Pavarësisht konkurrencës nga rivalët me të lirë, iPad mbetet kompjuteri tablet më popullori. Apple ka shitur më shumë se 55 milionë iPad që nga nisja e tij në vitin 2010, duke përfshirë 40 milionë vetëm vitin e kaluar.

Gjatë pritjes para dyerve të dyqaneve, fansat e Apple, kalojnë kohën duke u argetuar me produkte tjera të Apple, siç janë iPad, iPod, iPhone dhe produkte tjera./itshqip

RELATED BY