Faqet në Facebook do të fitojnë Timeline profile?

  Faqet në Facebook të markave dhe kompanive të ndryshme në facebook nga ky muaj do të transformohen në Timeline profile ngjajshëm sikur profilet e përdoruesve të thjeshtë. Sipas...

 

Faqet në Facebook të markave dhe kompanive të ndryshme në facebook nga ky muaj do të transformohen në Timeline profile ngjajshëm sikur profilet e përdoruesve të thjeshtë.

Sipas AdAge, faqet e reja në Facebook të markave dhe kompanive fillimisht do të jenë në dispozicion vetëm në SHBA, por më pas shum shpejtë edhe në pjesën tjetër të botës kompanitë do të fitojnë faqet e reja me Timeline.

Një nga personat përgjegjës për marketing në Facebook, David Fisher, deklaroi se Timeline profilet për markat dhe kompanitë do të jetë në përputhje me paraqitjen e profileve Timeline të përdoruesve, por nuk do të jenë kopje e tyre.

Tabet dhe aplikacionet e faqeve në Facebook me Timeline do të paraqiten në kuti, ngjajshëm siç ishin paraqitur aplikacionet e Spotify dhe Pinterest në profilet e përdoruesve. Timeline forma gjithashtu do t’ju mundësoj kompanive të vendosin data të rëndësishme nga historia e tyre, dhe jo vetëm datën kur janë lidhur me rrjetin social Facebook./itshqip

 

RELATED BY