Faqja e Wikileaks tani ka qindra kopje.

Faqja kontroverze Wikileaks humbi domainin e tij .org dhe ishte e çkyqur nga serverët e Amazon, ishte tërhequr dhe Paypal përmes së cilës u bënin donacionet për faqen, tani...

Faqja kontroverze Wikileaks humbi domainin e tij .org dhe ishte e çkyqur nga serverët e Amazon, ishte tërhequr dhe Paypal përmes së cilës u bënin donacionet për faqen, tani dhe posta Zvicërane kishte ndalur llogarin finansiare të krijuesit të Wikileaks Xhulian Asanzh.

Faqja që publikoi dokumente kontroverze sekrete dhe diplomatike, si dhe dokumente për dy luftërat në Irak dhe Avganistanë, tregon se nuk do të dorëzohet kaq lehtë.

Edhe pse serverët e Wikileaks janë të vendosura në bunkerë nuklearë, Wikileaks publikoi dhe disa udhëzime se si të krijoni një faqe kopje, më sakt faqe pasqyrë, kopje e Wikileaks bashk me lidhjet dhe përmbajten, dhe të cilat ndodhen në ISP dhe serverë tjetër. Nëse mbyllet njëri, do të ketë dhe qindra faqe tjera në dispozicion.

Momentalisht faqja wikileaks ka 507 mirror faqe. Lista është e ndryshueshme, vazhdimisht shtohen faqe të reja dhe largohen ato jofunksionale.

Përkrahja është përhapur edhe në Twitter ku shum përdorues filluan të përdorin#imwikileas (ang. unë jamë Wikileaks)tags për të shkëmbyer informacione lidhur me dokumentet dhe faqet mirror.

Edhe pse faqen e kishin siguruar në këtë mënyrë, tani një kohë të gjatë Wikileaks ka ngarkuar në internet një dosje prej 1.4 gigabajtë me emrin insurance.aes256. “Sigurimi” përmban dokumente sekrejte dhe mund të gjindet nëpër shum faqe torent. Ajo dosje është e siguruar me shifër prej 256 shenjave, dhe në rastë se i ndodh dicka Xhulijan Asanzh ose Wikileaks, do të përhapet kodi dhe dokumentet sekrete do të publikohen në publik, nga përdorues të ndryshëm.

RELATED BY