FIFA përsëri do të mendoj për video teknologjin në futboll.

Presidenti i FIFA-së, Sep Blater ndryshon mendimin, dhe premtoi se do të ri-hapë përsëri debat për të futur video teknlogjinë në futboll, ndërsa para kësaj i kërkoi ndjesë Federatës...

Presidenti i FIFA-së, Sep Blater ndryshon mendimin, dhe premtoi se do të ri-hapë përsëri debat për të futur video teknlogjinë në futboll, ndërsa para kësaj i kërkoi ndjesë Federatës Angleze për shkak të gabimit të gjyqtarit, i cili nuk e pranoi golin kundër Anglisë në ndeshjen kundër Gjermanis, ndeshje të cilën Anglia e humbi me rezultat prej 4:1, por në rast se goli i Lampardit do të pranoheshte rezultati do te ishte 2:2 dhe ndoshta ndeshja do të zhvilloheshte në një kahje tjetër.

Por gabimet e referëve nuk ndalen këtu. Vetem disa ore më vonë, referët pranuan një golë nga ofside. Ai ishte goli i parë i ndeshjes mes Argjentines dhe Meksikës, të cilën ndeshje Argjetina e fitoi me rezultat prej 3:1.

Këto dy ndeshje dhe sigurisht presioni nga publiku dhe një numër i madhë ekspertësh futbolli, detyruan që FIFA të rishikoj mundësin për të futur video teknologjin në ndeshjet e futbollit, edhe pse më parë qendrimi zyrtar i tyre ishte se në futboll nuk përket teknologjia.

“Sipas pervojës së deritanishme të kësaj Kupe Botërore, është e qartë se do të ishte e pakuptimtë të mos ri-hapen dosjet për futjen e video teknlogjisë, në mbledhjen e bordit ndërkombetar të FA në korrik.” tha Blater.

Sipas mundësive të teknlogjis për vijën e golit egzistojne dy sisteme të cilat i janë ofruar FIFA-së. Njera është Hawk-Eye, monitorim vizual të topit, sistem ky i cili përdoret në tenis, dhe Cairos Chip-Ball duke futur çip ne lojtarin dhe topin, i cili funksionon me pas funksionon me një kompjuterë që gjen pozitën e lojtarit dhe topit duke përdorur pranues rreth fushës së luajtjes.

Categories
Lajme

Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruaj, është një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY