File Downloader shkarkon dosje pa shfletues

File Downloader shkarkon dosje pa shfletues

Thuajse të gjithë menaxherët për shkarkime(download maganer) që ne instalojmë në sistem operativ kërkojnë instalim shtesë të paneleve(toolbars) tek shfletuesit që ne përdorim. Nëse nuk përdorin ndonjë panel shtesë, padyshim që pas hapjes së tyre kërkojnë ndonjë numër serik apo çelës për akses të plotë tek manaxhuesi për shkarkim, gjë e cila nëse kryhet në mënyrë legale është e kushtueshme. Megjithatë, nëse nuk kërkojnë panel shtesë apo çelës për akses të plotë, atëherë programi që do të instaloni do të posedojë gjithsesi reklama, gjë që për shumicën e përdoruesve janë bërë të bezdisshme.

Sidoqoftë, pa pasur nevojë të instaloni ndonjë panel shtesë apo të blini ndonjë numër serik, aplikacioni për Windows, File Downloader, i cili bartë një emër vërtetë të përgjithshëm, është menaxhues për shkarkime të programeve, aplikacioneve apo çfarëdo përmbajtje tjetër. Ky aplikacion është shumë i thjeshtë duke iu lejuar kështu vetëm të kopjoni lidhjen(link) që dëshironi ta shkarkoni duke e ngjitur atë te hapësira për shkarkim që posedon aplikacioni. File Downloader iu lejon gjithashtu të ndalni pauzë dhe të rifilloni ndonjë dosje që ju jeni duke e shkarkuar, sigurisht që kjo është në dispozicion vetëm nëse serveri në të cilin dosja është e ruajtur mbështet këtë funksion.

Pjesa më e mirë që File Downloader posedon është të qenurit aplikacion portativ, kështu që nuk kërkohet instalimi i tij, thjeshtë ekstraktoni aplikacioni dhe klikoni në të. Pas hapjes së aplikacionit, kopjoni lidhjen që dëshironi ta shkarkoni dhe vendoseni atë në pjesën për shkarkim dhe më pas klikoni butonin ‘Start Download’ për të filluar shkarkimin e dosjes apo përmbajtjes së asaj lidhje.

File Downloader shkarkon dosje pa shfletues

Pasi të fillojë procedura për shkarkim, ju mund të shikoni sasinë e dosjes së shkarkuar dhe shpejtësinë me të cilën ajo është duke u shkarkuar. Po ashtu, aplikacioni shfaq kohën që procedura është duke marrur për të shkarkuar dosjen e dëshiruar.

File Downloader shkarkon dosje pa shfletues1

Gjithashtu, File Downloader vjen së bashku me ProgressBarBuilder, i cili ju lejon të ndryshoni pamjen e aplikacionit për menaxhim të shkarkimeve./itShqip

Shkarkoni File Downloader për Windows

Related Posts