Filloi regjistrimi i domeneve .xxx

ICM Registry, i cili distrubon .xxx domenet në palët e treta si GoDaddy, u jep përparsi markave tregtare prej 50 ditë që të regjistrojnë .xxx domenet, me qëllim që...

ICM Registry, i cili distrubon .xxx domenet në palët e treta si GoDaddy, u jep përparsi markave tregtare prej 50 ditë që të regjistrojnë .xxx domenet, me qëllim që të shmanget “cyber rrëmbimi” i domeneve.

Përveç domeneve nga industria pornografike, që janë në grupin A, brendet dhe markat të cilat nuk janë lidhur me seks industrinë, ose grupi B domenet, do të mund të mbrojnë të njejtit dhe të mos regjistrohen nga përdoruesit tjerë, në fakt të sigurohet se brendi i tyre nuk do të vendoset në konteksin e pornografisë.

Pas periudhës 50 ditore do të pasojë edhe një periudhë tjetër prej 17 ditë e dedikuar eskluzivisht për brendet në industrinë pornografike që të regjistrojnë domenet.

Domaini top-level .xxx ishte miratuar në mars të këtij viti me qëllim që të mundëson shfletim më të sigurt nëpër faqet pornografike, dhe për të kontrolluar procesin e regjistrimit të domeneve./itshqip

 

RELATED BY