Firefox 14 bën shifrimin e kërkimeve në Google

Mozilla dje nxorri versionin e përditësuar të shfletuesit të saj Firefox që përqëndrohet në siguri. Me Firefox 14, Mozilla automatikisht do të shifroj kërkimet e bëra përmes makinës së...

Mozilla dje nxorri versionin e përditësuar të shfletuesit të saj Firefox që përqëndrohet në siguri.

Me Firefox 14, Mozilla automatikisht do të shifroj kërkimet e bëra përmes makinës së kërkimit Google, në shiritin e shfletuesit, kutinë e kërkimit, ose menynë e klikimit me të djathtën.

Idea është që të “mbrohen të dhënat tuaja nga sytë kureshtarë, si të administratorëve të rrjetit kur përdorni rrjet publik ose rrjet pa tela të përbashkët,” thotë Mozilla në një postim blogu.

Në këtë çast, Google është makina e vetme e kërkimit që do të mbështes kërkimet e shifruara, “por në të ardhmen, ne presim të mbështesim edhe makina të tjera kërkimi me këtë funksion,” thotë Mozilla.

Si deklaroi Mozilla në Maj, kur ky funksion u shtua në Firefox në kanalin Aurora, kërkimet dërgohen përmes një HTTPS lidhjeje të sigurt. HTTPS mban të dhënat të shifruara derisa udhëton ndërmjet shfletuesit tuaj dhe serverëve dhe kryesisht përdoret për gjërat si uebfaqet e bankave dhe kompanive të kartelave të kreditit. Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë kompani, si Facebook, Twitter, dhe Google kanë shtuar HTTPS që të sigurojnë të dhënat tuaja.

Në Tetor, Google premtoi se do të shifroj kërkimet dhe rezultatet e atyre që janë kyçur në llogaritë e tyre në Google. Më herët këtë vit, Google shifroi të dhënat e sinkronizuara në Chrome.

Ndërkohë, Mozilla ka përmirësuar mënyrën e shfaqjes së ikonave të sigurimit në shiritin e URL. Faqeve të rëndomta do t’u atribuohet një glob në anën e majtë të URL, ato që kanë shifrim SSL do të kenë një ikonë dryri dhe “https” në shiritin e adresës, dhe ato me çertifikata të zgjeruara verifikimi (EV) do të kenë ikonën e dryrit të gjelbër dhe emrin e pronarit të faqes. Shembujt mund të shikohen në një postim tjetër të blogut.

Në sferën e lojërave, ndërkohë, Firefox 14 mbështet Pointer Lock API, i cili do të mundësoj një kontroll më të mirë të miut në lojëra dhe aplikacione. Poashtu, Firefox tani mbështet formën origjinale – rezolucion i plotë me OS X Lion 10.7 për një përjetim më të mirë në lojëra dhe video, thotë Mozilla. /itshqip.com

Firefox 14 mund të shkarkohet nga mozilla.org. http://www.mozilla.org/en-US/firefox/new/

RELATED BY