Firefox 7, tani në dispozicion

Deri më tani, një nga problemet më të mëdha të shfletuesit Firefox është fakti i kujtesës. Firefox kishte problem me kujtesë dhe shpeshherë nxirrte telashe tek përdoruesit. Mozilla u mundua...

Deri më tani, një nga problemet më të mëdha të shfletuesit Firefox është fakti i kujtesës. Firefox kishte problem me kujtesë dhe shpeshherë nxirrte telashe tek përdoruesit. Mozilla u mundua në çdo version të Firefox’it ta rregulloj këtë problem, por tani Mozilla pretendon se e ka zgjidhur përfundimisht këtë çështje.

Në versionin e fundit, Firefox 7 si shfletues popullor ka rritur sigurinë dhe mbrojtjen e kujtesës. Firefox i ka zvogëluar problemet me kujtesën deri në 50 për qind, e në disa raste edhe më shumë.

Përmirësime tjera të rëndësishme janë bërë edhe në zgjerimin e grafikës, përshpejtimin e harduerit, një nxitje tjetër e shpejtësisë është bërë edhe tek opsion Firefox Sync, poashtu është rritur stabiliteti dhe siguria, e me e rëndësishmja është se ky version është në dispozicion për shkarkim në gjuhën shqipe, në të cilën kanë punuar disa shqiptar të përmendur edhe më parë.

Për ta shkarkuar versionin Firefox 7 vizitoni faqen zyrtare./itshqip

RELATED BY