Firefox OS, Ubuntu Touch, Tizen dhe Sailfish rivalë të Andorid dhe iOS

  Gjatë këtij viti janë lansuar shumë sisteme operative si Firefox, Ubuntu Touch, Tizen dhe Sailfish. Deri tani ende vazhdojnë të dominojnë sistemet operative nga Google dhe Apple, por...

Mozilla Firefox Sistemi operativ

 

Gjatë këtij viti janë lansuar shumë sisteme operative si Firefox, Ubuntu Touch, Tizen dhe Sailfish.

Deri tani ende vazhdojnë të dominojnë sistemet operative nga Google dhe Apple, por këto katër sisteme operative të reja mendohet se mund të arrijnë Apple dhe iOS duke bërë pajisjet e tyre me performanca të larta harduerike pra duke vendosur  procesora quad-core në pajisjet e tyre, dhe kamera të kualitetit HD me shumë megapiksel.

Këto katër sisteme të reja operative së bashku me Windows Phone 8 dhe BlackBerry 10 janë duke planifikuar që të mposhtin Apple dhe Google që mos vazhdojnë të gjenden në krye edhe për këtë vitë.

Mozilla Firefox OS

Pas disa thashethemeve që janë bërë në Janar të këtij viti, Mozilla zyrtarisht njofti për sistemin operativ Firefox i cili është dizajnuar për të punuar edhe në pajisje jo të mira.

ZTE Open është shpallur si smartphone-i i parë nga FireFox dhe do lansohet gjatë këtij viti në Spajn, Kolumbi dhe Venezuela. Ky smartphone do të ketë një kamerë 3.2 megapiksel dhe ekran 3.5 inç. Gjithashtu për këtë sistem operativ, rrjeti social Twitter njofti se do krijon aplikacion edhe për Firefox. Po ashtu edhe Sony planifikon të lansoi gjatë vitit 2014 një smartphone me Firefox OS.

Ubuntu Touch

Pas sistemit operativ Linux për pajisje kompjuterike, kompania Kanonike ka krijuar një dizajn të ri të këtij sistemi operativ në mënyrë që të punoj edhe në pajisje të ndryshme si tableta dhe telefona mobil.

Ubuntu ka planifikuar të punoj së pari në tabletat si Galaxy Nexus 4 dhe Nexus 10 që ka arritur një repotacion pozitiv  në Kongresin Mobil Botëror, po ashtu mendohet se ka ende gjëra që do debutohen gjatë këtij viti për këtë sistem operativ.

Tizen 2.0

Prodhuesi Korean me krijimin e sistemit operativ Tizen shpreson që do jetë vërtetë i krahasueshëm me sitemet operative si Android dhe iOS.

Duke punuar me Intel versioni i fundit Tizen 2.0 ka vendosur të përfshijë disa tipare nga pajisja Sasmung Bada dhe me këtë sistem operativ planifikon të arrij tek pajsijet e tjera si smartphone-at dhe tabletat.

Duke mbështetur aplikacionet me HTML5, lojrat si Cut dhe Rope, gjithashtu shpërndarjen e videove në Vimeo , Tizen ka theksuar se së shpejti do vijë me sistem operativ në pajisjet Samsung Tizen.

Jolla Sailfish

Kompania Finlandeze Jolla është formuar nga ish-punonjësit e Nokia-së që kanë punuar në sistemin operativ MeeGo të bazuar në Linux. Sistemi operativ Jolla që ndryshe quhet ” Sailfish ” shpreson që të arrijë tek smartphone-at më të mirë dhe po ashtu edhe tek tabletat më të mira duke përfshirë edhe Smart TV dhe pajisjet e tjera.

Sistemi operativ Sailfish ka disa elemente që e bëjnë të duket sikur BlackBerry 10 dhe Windows Phone, por ky sistem ju lejon përdoruesve që të mbajnë aktive shumë aplikacione  pa pasur nevojë të hynë në meny që t`i aktivizojnë ato, por thjeshtë mund t`i aktivizojnë qysh pas kyqjes në pajisje. /ITshqip

RELATED BY