Flappy Bird nuk është më në dispozicion për shkarkim

Nëse nuk e keni shkarkuar ende lojën atraktive Flappy Bird në pajisijet tuaja me iOS dhe Android, atëherë vërtetë jeni të pa fat. Kreatori i lojës Dong Nguyen njoftoi...

Flappy Bird nuk është më në dispozicion për shkarkim

Nëse nuk e keni shkarkuar ende lojën atraktive Flappy Bird në pajisijet tuaja me iOS dhe Android, atëherë vërtetë jeni të pa fat.

Kreatori i lojës Dong Nguyen njoftoi zyrtarisht se Flappy Bird është larguar nga platformat si Android dhe iOS, duke thënë se nuk mund t’a mbajë më.

Të shtunën, Nguyen bëri disa poste në Twitter duke thënë se  aplikacioni do fshihet brenda 22 orëve. Fansat kërkuan që nga ai që ta mbajë ende në dispozicion, por të Shtunën në orën 12 loja më nuk ishte në dispozicion për t’u shkarkuar.

Përdoruesit që kanë shkarkuar këtë lojë më parë janë ende në gjendje për të luajtur lojën.

Sidoqoftë, kjo lojë ishte lansuar në muajin maj të vitit të kaluar, e cila kohëve të fundit arriti famën duke u vendosur në vendin e parë në të dy platformat mobile. Zhvilluesit kanë raportuar se kanë fituar 55.000 dollarë nga kjo lojë./itShqip

RELATED BY